Futboll

Interi bën goditjen e parë në merkato, Gosens firmos deri në vitin 2026

Robin Gosens është lojtar i Interit. Anësori gjerman ishte sot në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të mbyllur kalimin te zikaltrit. Ish-lojtari i Atalantës ka kryer analizat dhe pastaj ka shkuar në selinë e Interit për të firmosur kontratën deri në vitin 2026.

Robin Gosens. Gazeta Si, 27 janar 2022

Atalanta do të fitojë 25 deri në 27 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Gosens kalon tek Interi në huazim me të drejtë blerjeje pas 18 muajsh. Lojtari i datëlindjes 1994 është përforcimi i parë në merkaton e janarit dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Inzagi vetëm në fund të shkurtit, pasi duhet të rikuperohet nga një dëmtim muskulor.

Gosens nuk luan prej 29 shtatorit, kur kundër Jang Bojs pësoi një tëheqje të gradës së tretë në kofshën e djathtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë