Në Kosovë janë regjistruar 4397 raste të reja me Covid-19 sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë më 26 janar.Një shifër që nuk është shënuar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë.
Fatmirësisht në orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 16.307 mostrave. Nga kjo shifër i bie se rreth 27 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar 607 pacientë.
Në Kosovë, aktualisht janë 25.458 raste aktive me Covid-19.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës janë 832.020 persona.
Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




