Drejtësia

Akuza për shpërdorim detyre, KLSH kallëzon punonjës të Kadastrës së Beratit dhe Lushnjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe Berat punonjës të Kadastrës. Sipas KLSH ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar auditimin me objekt “Mbi procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit” në Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje. Nga ky auditim janë konstatuar një sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialistë në DVASHK Lushnje. Këto (mos)veprime të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë.

Gjithashtu KLSH ka kallëzuar dhe dy ish Drejtorë të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrues në ZVRPP Berat (aktualisht DVASHK Berat) po për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë