Futboll

Dramë në Kupën e Afrikës, tifozët humbin jetën në tentativë për të hyrë në stadium

Dramë në ndeshjen Kamerun-Ishujt Komoros në Kupën e Afrikës. Sipas mediave lokale, të paktën 6 persona kanë humur jetën pasi janë shtypur nga kangjellat jashtë stadiumit “Olembe” të Yaounde, ku po luhej ndeshja çerekfinale, që u fitua 2-1 nga të zotët e shtëpisë.

Naseri Paul Biya, guvernator i rajonit qendror të Kamerunit, ka konfirmuar për “Asociated Press”, që janë të paktën 6 të vdekur, por të tjerë përsona mund t’i shtohen tragjedisë. Konfederata Afrikane ka konmfirmuar incidentin dhe ka bërë me dije se ka hapur një hetim për atë që ka ndodhur.

Nga burime pranë spitaleve lokale është bërë me dije se mbi 40 të plagosur kanë kërkuar mjekim dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas disa dëshmive, incidenti ka ndodhur pas një tentative për t’u futur në stadium, duke kërkuar të hapin me forcë portat hyrëse. Rreth 50.000 tifozë donin ta shihnin ndeshjen nga afër, stadium ka një kapacitet prej 60.000 personash, por vetëm 80% e tij duhej mbushur, për shkak të masave që lidhen me pandeminë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë