Tirana vazhdon marshimin në krye të Superligës, teksa ka mposhtur të hënën në mbrëmje Dinamon 1-0 në derbin e kryeqytetit.
Bardheblutë i janë falur një goli të Redon Xhixhës në minutën e 69-të, ku pas një kombinimi me Seferin ka dërguar topin në rrjetë.
Një fitore e rëndësishme, që ruajnë distancën prej 6 pikësh me Laçin dhe Kukësin, që gjithashtu fituan këtë javë.
Ka qenë një ndeshje tepër e luftuar ajo në “Air Albania”, por që ndryshe nga herët e tjera Dinamo ndoshta meritonte më shumë.
Pjesa e dytë i dytë është më i bukur dhe i luftuar me Hoxhallarin që rrezikon me kokë në 52’ por nuk shënon dot. Edhe Xhixha është shumë i rrezikshëm dhe pranë golit por portieri Simoni bëhet shpëtimtar i Dinamos.
Në minutën e 56-të, ka vend për diskutime, teksa Bardhi kalon në avantazh Dinamon, por VAR-i ndërhyn për një prekje të topit me dorë të lojtarit, duke e anuluar golin.
Në minutat e mbetura Tirana mund të shënonte dhe të dytin por la dhe hapësira pas teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0. Ndërsa Dinamo rikthehet te humbja pas fitores së arritur javën e shkuar me Kukësin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




