Futboll

Kulusevski dhe 35 milionë euro, Juventusi do menjëherë sulmuesin Vlahoviç

Pas shumë fjalësh, ka ardhur edhe lëvizja e pasrë e vërtetë dhe konkrete te Juventusi. Ekipi i Alegrit e ka nisur keq sezonin, por gradualisht po kthehet qetësia, ndërsa drejtusit janë hedhur në sulm për Dushan Vlahoviç, një lojtar që kërkohet nga shumë klube europiane.

Oferta për serbin është e rëndësishme: 35 milionë euro “cash”, plus kartonin e Dejan Kulusevskit. Mbetet të shihet tani, nëse kjo ofertë do ta bindë apo jo Komison, ndërkohë Arsenali ka gati 68 milionë euro për sulmuesin e Fiorentinës, si dhe një kontratë prej 18 milionë eurosh për Vlahoviç.

Dushan Vlahoviç, sulmuesi i Fiorentines. Gazeta Si, 21 janar 2022

Është e qartë që Juventusi është në sfond të tratativave të dështuara për rinovimin e Vlahoviçit me Fiorentinën. Sulmuesi ka hedhur poshtë të gjitha propozimet ndoshta duke pritur lëvizjen konkrete të klubit bardhezi. Duke parë edhe afrimin e Piatek, Fiorentina mund ta shesë Vlahoviçin, por problemi është me cilat kushte.

Kanë mbetur edhe 10 ditë kohë. Juventusi e kërkon menjëherë sulmuesin serb dhe tani fjalën e ka presidenti i Fiorentinës, Roko Komiso.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë