Vetëm pak ditë më parë Marash Kumbulla mori komplimente publikisht nga trajneri Zhoze Mourinjo, i cili kërkoi edhe një lloj ndjese ndaj mbrojtësit të Kombëtares shqiptare për mënyrën si është sjellë me të.
Dhe ja ku vjen edhe goli nga mbrojtësi kuqezi, i pari që nga koha kur Roma drejtohet nga trajneri portugez. Kumbulla duket se po përjeton një moment të artë. Ai është aktivizuar titullar në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Leçes dhe ka gjetur rrugën e rrjetës me kokë, duke barazuar rezultartin në 1-1. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
KUMBULLA #RomaLecce pic.twitter.com/wHGHWUjJpC
— Le Football en VOD LVIII (@le_lviiii) January 20, 2022
Roma u gjend në disavantazh dhe afër fundit të pjesës së parë ishte pikërisht lojtari kuqezi që riktheu baraspeshën, duke gjuajtur saktë me kokë në zhvillimet e një goditjeje këndi. Në anën tjetër, titullar me Leçen është aktivizuar edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Kastriot Dermaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




