Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, është shpallur sportisti më i mirë i vitit 2021 në Shkodër. Adili është një personazh karizmatik dhe për këto sezone që mban veshur fanellën e Vllaznisë, duket se i ka bërë për vete shkodranët.

Në teatrin “Migjeni” është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të çmimeve për më të mirët e vitit që lamë pas në çdo fushë, një spektakël që organizohet nga agjensia “Buna 1”. Për sportin është votuar më shumë nga të gjithë Mevlan Adili, por një çmim nga fituar edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Organizatorët e kanë nderuar Xhaferin me çmimin special “Personazhi i Vitit”, duke qenë se ai ka kontribuuar fuqishëm për rikthimin e skuadrës shkodrane në nivele të larta. Vllaznia ka fituar sezonin që shkoi Kupën e Shqipërisë, një trofe pas 13 vitesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




