Futboll

Gola, mbrojtje dhe shpirt europian, kështu Inzagi shkon përtej ‘boom’-it të Kontes

Simone Inzagi duhej të përpiqej për një pozicion aty rreth vendit të 4-t, të paktën sipas kërkesave fillestare të klubit. Por trajneri i Interit ka gjetur mënyrën për të shkuar shumë më lart, përtej limiteve, kritikave dhe numrave. Ia doli të ndërtojë një makineri me shpejtësi më të madhe se e mëprarshmja: duke parë ritimin e Kontes vitin e kaluar, dukej një synim jashtë kornizave.

Interi i Simones duket më i kompletuar, më kurajoz dhe ambicioz se ai i titullit: nga golat e shënuar në çdo mënyrë dhe muri i fortë në mbrojtje, nga numri i fitoreve te përqindja mbajtje topi-gjuajtje, çdo tregues i këtij sezoni po vërteton këtë kurs të ri. Revolucioni i ëmbël i Simone Inzagit erdhi pas dy vitesh shtrydhje si portokall nga Konte: për Interin ishin të nevojshme për të ngritur nivelin, por edhe shumë të lodhshëm.

Simone Inzagi, trajneri i Interit. Gazeta Si, 19 janar 2022

Për këtë duhej ndërruar marshi, duhej energji e re: tani skuadra ka ende themelet solide të Kontes, por luan më lirshëm, siç çdo lojtar thotë pas ndeshjeve. Pas Superkupës së fituar ndaj Juventusit, pas avantazhit ndaj Milanit në kampionat. Hipoteza e një tripletë nuk përmendet, por duke parë shpirtin e ri europian dhe lojën gjithmonë e më ofensive, pse të mos tentohet. Pse të mos medohet edhe eliminimini Liverpulit?

Jemi në javën e 22-të të kampionatit, por Interi ka luajtur 21 (ndeshja me Bolonjën u shty) dhe në po kaq ndeshje Konte kishte 47 pikë, pas 14 fitoresh, 5 barazimesh dhe 2 humbjesh, kurse Inzagi ka 50 pikë, falë një fitoreje më shumë dhe një humbjeje më pak. Sezonin e kaluar, në këtë kohë Interi kishte në shënjestër Milanin dhe e kaloi në fillim të shkurtit, në derbin ku Lukaku u shpall mbret i qytetit.

Belgu u largua, por Simone i ka sistemuar gjërat përpara. Xheko, pavarësisht rënies në muajin e fundit, është ai që çan mbrojtjet kundërshtare, ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar 11 gola. Sançez la shenjë në mbrëmjen më të rëndësishme dhe i dha Interit Superkupën. Pa harruar Korrean. Rastësi është që Interi 2021-22 ka shënuar të njëjtin numër golash më atë të 2020-21, 51, por është fushata europiane që prish ekuilibrin.

Inzagi feston me ekipin nje fitore. Gazeta Si, 19 janar 2022

Në 6 ndeshje të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, Inzagi regjistron 1 gol më shumë se Konte. Plusi i vërtetë sezonal ka qenë pikërisht rikthimi në 1/8-at e këtij kompeticioni. Shtysa europiane ka zbukuruar edhe kampionatin dhe në Milano po vjen një tjetër derbi vendimtar për titullin. Milani ka potencialisht 5 pikë më pak se Interi dhe sfida këtë herë i gjen dy skuadrat në pozicione të kundërta me një vit më parë.

Jo vetëm sulmuesit e bëjnë këtë Inter modern. Simone Inzagi luan futbollin e tij fluid, bashkohor, ku lojtarët zënë një pozicion dhe jo një rol, ndëkrohë që nuk janë mbrojtësit ata që nxjerrin topin përpara. Pra, janë shumë Bastoni brenda një Bastoni: mbrojtësi i qendrës është edhe një mesfushor, një lojtar anësor e deri në një trekuartist. Duke vazhduar kështu, ndonjë ditë do të shfaqet edhe pas Xhekos apo Lautaros.

E gjitha kjo vjen nga fakti që skuadra nuk e ka humbur kurrë fizikun e epokës së Kontes. Jo rastësisht Interi është rritur edhe në numrin e golave të shënuar me kokë, nga 10 në 13. Në përgjithësi, me këtë dëshirë të re për të komanduar lojën, është rritur edhe përqindja e mbajtjes së topit në 56.7% ndaj 54.2 të sezonit të kaluar. Sfera është kthyer në një “flipper”, që lëviz shpejt nga këmba në këmbë dhe kështu shkon më shumë në zonën e nxehtë: prekjet e topit në zonë kanë kaluar nga 599 në 632, kurse gjuajtjet nga 319 në 358.

Interi feston trofeun e Superkupes se Italise. Gazeta Si, 19 janar 2022

Dhe ndërsa rastet përpara shtohen, muri prapa nuk tronditet: në ndeshejt e fundit të kampionatit, vetëm Imobile e ka mposhtur Handanoviçin. Nëse llogariten të gjitha ndeshjet e sezonit, portieri slloven e ka nxjerrë topin nga rrjeta 11 herë më pak se sezonin e kaluar (21 dhe 32). Një gjetje e Simone Inzagit: mbrojtja e tij sulmon dhe nuk pëson gol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë