Eden Hazard është një nga zhgënjimet më të mëdha të merkatos së Realit të Madridit. Futbollisti belg ka thënë për shtypin sportiv në vendin e tij se dëshiron të largohet nga Reali gjatë merkatos dimërore dhe vëmendja është rikthyer tek ai.
I lodhur nga zëvendësimet e trajnerit Karlo Ançeloti, fantazisti belg, sipas “Mundo Deportivo”, ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me madrilenët, ku për dy sezone e gjysmë ka bërë paraqitje larg pritshmërive. Rënia e Hazard është e madhe si dhe fushën e blertë, ashtu edhe ne vlerën e merkatos.

Vlera e kartonit të tij ka zbritur tashmë në kuotën e 18 milionë eurove. Një shifër e njëjtë kjo me atë të vitit 2011, kur Eden Hazard, sot 31 vjeç, luante me Lilën në kampionatin francez dhe ishte një nga premtimet e mëdha të futbollit europian. Dhe të mendosh që Real Madrid e bleu këtë lojtar nga Çelsi për 100 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




