Zhvillohet sot në mbrëmje ceremonia e dhënies së çmimeve “Fifa The Best 2022”. Vëmendja është e gjitha në Zyrih, mbi të gjitha për lojtarin më të mirë të vitit të kaluar, ku finalistë janë Lionel Mesi, Robert Levandovski dhe Mohamed Salah.
Gjatë ceremonisë do të zbulohet edhe formacioni më i mirë sa i takon futbollit të meshkujve dhe të femrave, që përzgjidhet nga mijëra kolegë në gjithë botën nëpërmjet FIFPRO. Votat e të gjitha çmimeve janë shuma e preferencave të gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve të tyre, si dhe të tifozëve, të cilët janë shprehur me anë të sitit zyrtar të FIFA-s.

Finalistët për çdo çmim
Lojtari më i mirë: Levandovski, Mesi, Salah
Lojtarja më e mirë: Hermoso, Kerr, Putelas
Portieri më i mirë: Donaruma, Mendi, Nojer
Portierja më e mirë: Berger, Endler, Labe
Trajneri më i mirë për ekipet e meshkujve: Mançini, Guardiola, Tuhel
Trajneri më i mirë për ekipet e femrave: Kortes, Hajes, Uiegman
Goli më i bukur: Lamela, Shik, Taremi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




