Futboll

Video/ Reali e nis me trofe 2022-shin, Modriç dhe Benzema firmosin Superkupën

Karlo Ançeloti rikthehet të ngrejë lart kupa, Reali i tij ka mundur 2-0 Atletik Bilbaon në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua sot në Riad, duke e fituar këtë trofe për herë të 12-të në histori.

Madrilenët i dhanë fund rezistencës së baskëve pas 38 minutash, kur Luka Modriç tundi rrjetën me një të djathtë precize. Në pjesën e dytë ishte Karim Benzema që dyfishoi shifrat me penallti, ndërsa në fundin e ndeshjes portieri Kurtua ndali Raul Garsian nga pika e bardhë, pas penalltisë së shkaktuar nga Militao, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Real Madrid fiton kështu trofeun e parë të sezonit. Në gjysmëfinale skuadra e Ançelotit eleminoi Barcelonën në një ndeshje që shkoi në shtesë, ndërsa sot e pati më të lehtë. Një ekip ekspert si Reali rrallë gabon kur bëhet fjalë për finale dhe për trofe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë