Roma mundi 1-0 Kaljarin, falë një goli të shënuar me penallti nga blerja e fundit, Serxhio Oliverira. Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares, luajti 90 minuta në këtë ndeshje dhe si kurrë më parë ai ka marrë komplimente nga trajneri Zhoze Mourinjo, i cili ka pranuar publikisht se është sjellë keq me të.
“Kumbulla ishtë më i miri në fushë, ka bërë një ndeshje fantastike dhe më ka dhënë një kënaqësi shumë të madhe. Ka kaluar vështirësi dhe unë kam qenë shumë negativ dhe agresiv me të në stërvitje. Ai ka qëndruar gjithë kohën i qetë dhe i përulur. Është rritur, ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ashtu si Mançini dhe dy mesfushorët”, – ka thënë trajneri Mourinjo pas ndeshjes, kur është pyetur për individë të veçantë.

Një ndryshim i madh në gjykim nga ana e portugezit për mbrojtësin kuqezi, i cili duket se ia ka fituar zemrën trajnerit, të paktën për momentin. Kujtojmë që emri i Kumbullës është përmendur shumë kohët e fundit si një largim i mundshëm nga Roma. Me paraqitjen e sotme situata mund të ketë ndryshuar, edhe pse portugezi mbetet i paparashikueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




