Thoma Jano është rizgjedhur zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Përmes një deklarate, Prokuroria e Përgjithshme njofton se në mbledhjen e zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021, është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e Thoma Janos.
Jano riemërohet zëvëndësprokuror i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të cilin e ka mbajtur në këtë detyrë përgjatë periudhës 30 dhjetor 2019 deri në 30 dhjetor 2021.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Jano ishte kandidatura e vetme qe shprehu interesin pas shpalljes së thirrjes nga ana e Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




