Futboll

Video/ Çmenduri në Tunizi-Mali, arbitri mbyll dy herë para kohe ndeshjen

Edhe dita e katërt e fazës së grupeve të Kupës së Afrikës ka prodhuar çudira. Mali mundi 1-0 Tunizinë, por bujë ka bërë gabimi i dyfishtë në fund i arbitrit Janny Sikazwe. Ai vërshëlleu dy herë para kohe për fundin e ndeshjes, duke tërbuar tunizianët.

Në 2018-ën ky arbitër nga Zambia ishte pezulluar nga CAF pas dyshimeve për korrupsion pas një ndeshjeje mes Esperance të Tunizisë dhe Primeiro de Agosto të Angolës. Akuat për korrupsion më pas ranë për mungesë provash. Edhe në 2016-ën ka pasur një episod kontrovers: nuk i dha kartonin e dytë të verdhë Serxhio Ramosit ndaj Kashimës.

Në ndeshjen e sotme mes Tunizisë dhe Malit ai dha dy penallti, por kaosin e shkaktoi në fund. Fillimisht vërshëlleu për fundin e ndeshjes 5 minuta para kohe, duke habitur të pranishmit, më pas ndërroi mendje, por përsëriti gabimin 15 sekonda para minutës së 90-të, pa dhënë asnjë minutë shtesë (të paktën 5 ishin të detyruara, pasi u pa 3 herë VAR-i).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë