Arsenali kërkon të përforcohet në merkaton e dimrit dhe ka bërë hapa përpara për dy lojtarë që luajnë në Itali aktualisht, Artur të Juventusit dhe Vlahoviç të Fiorentinës. Për këtë dy lojtarë klubi londinez është gati të shpenzojë shuma të konsiderueshme.
Mesfushori i Juventusit prej disa javësh po kërkon skuadër të re dhe në tavolinë është një ofertë e Arsenalit për një huazim 6-mujor. Arteta, trajneri i “Gunners”, e vlerëson shumë barzilianin dhe gjykon se eksperienca e tij me Juventusin është e nevojshme.

Mungon për momentin akordi mes Arsenalit dhe Juventusit, pasi te bardhezinjtë mungon një zëvendësues për Artur. Po ashtu, oferta është për huazim dhe jo për blerje përfundimtare, ndaj dhe klubi torinez nuk është i bindur. Operacioni mund të kryhet, por nuk është i thjeshtë, sepse nuk mund të gjesh lehtë një lojtar që të përshtatet me kampionatin italian shumë shpejt. Pa Artur dhe Ramsei, në këtë periudhë Covid-i Alegri do të mbetej në mesfushë me Lokatelim, Bentankur, Rabiot dhe MekKenin.
Përveç Arturit, Arsenali synon të forcojë sulmin me serbin Dushan Vlahoviç, i kërkuar edhe nga klube të tjera big. Për sulmuesin e Fiorentinës londinezët janë gati të përballojnë kostot e larta të një operacioni, që në total mund të shkojë deri në 180 milionë euro, ku përfshihen vlera e kartonit dhe paga e lojtarit për vitet që do të luante me fanellën e Arsenalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




