Edhe kampionët qajnë, atë të Italisë më shumë se të tjerët. Nuk mjafton titulli kampion për të rregulluar llogaritë, sepse Covid-i, që është në mes, e kompromenton bilancin.
Kur kostot mbeten stabël dhe të ardhurat pakësohen, për shkak të ndeshjeve me shkallë të boshatisura, rezultati është me të kuq. Interi në qershor të 2021-shit, duke regjistruar një humbje prej 245.6 milionë eurosh, ka shënuar pikun negativ të historisë së Serisë A.
Si zikaltrit ka edhe shumë klube të tjera të mëdha. Sipas “The European Champions Report 2022”, edhe kampionët e Spanjës, Francës, Portugalisë, Holandës dhe Turqisë, kanë pasur humbje të konsiderueshme, por ndryshe nga ato të Interit: nga 111.7 milionët e Atletiko Madridit deri te 8.1 milionët e Ajaksit dhe 44 milionët e Beshiktashit.

Përjashtimi i vetëm mes fituesve të 8 ligave kryesore europiane është Bajerni i Mynihut, që në bilancin e 30 qershorit 2021 kishte 1.8 milionë euro plus. Nuk dihet rezultati neto i Mançester Sitit, pasi mungojnë të dhënat e kostove. Bavarezët, për të 29-in bilanc radhazin, kanë një rezultat ekonomik pozitiv.
Bajerni është po ashtu edhe klubi i vetëm që rikonfirmohet në krye në krahasim me 2020-ën: në 6 kampionate fituesi ka qenë i ndryshëm, kurse në 2 raste (Francë dhe Holandë) nuk mund të bëhet krahasimi, pasi sezoni 2019-20 u deklarua i mbyllur para kohe. Gjermanët kanë skuadrën me raportin më të ulët mes pagave dhe të fitimeve.
Futbolli është një sektor i karakterizuar nga kostot, kryesisht nga pagat e lojtarëve dhe pagesat për kartonin e tyre. Kështu, nëse shpenzimet mbeten të pandryshueshme dhe të ardhurat pakësohen, së shpejti situata do të përkesësohet ndjeshëm.
Raporti i “Kpmg” nxjerr në dritë të dhënat për të ardhurat nga stadiumet, si dhe ato nga sponsorët dhe e drejta televizive. Duke ditur që shumë ndeshje kampionati dhe kupash europiane janë luajtur nga korriku 2020 e më pas, – pra formalisht janë në bilancin e ri, – të ardhurat nga e drejta televizive janë rritur në raport me 2019-20. Për të ardhurat nga stadiumi, 8 klubet kampione kanë regjistruar një shumë thuasje nul, në kontrast të fortë me 359 milionët në total që kishin fituar në 2019-ën. Kjo bën që të shtohet humbja e këtyre klubeve.
Përjashtim në këtë lloj bilanci bën Mançester Siti, që kap shifrën e 644 milionëve (96 milionë më shumë se 12 muaj më parë). Kjo vjen për shkak të finales së Ligës së Kampionëve që arriti në gusht 2020. Edhe Lila ka fituar 84 milionë më shumë. Në qershor 2021, për herë të parë në histori, Mancester Siti ka fituar më shumë se Mançester Junajtid, që me 557 milionë të ardhura, ka humbur si në fushë, ashtu edhe në arka.
Interi ka fituar 347 milionë, +19% nga 2020-a, por është ndalur në 20 milion euro më pak se 2019-a. Shpenzimet totale për ekipin shkojnë në 261 milionë, ndërsa humbja vjetore 245.6 milionë është më e larta. Klubi që u afrohet më shumë kampionëve të Italisë është Atletikko Madrid, me 111.7 milionë euro më pak.
Barcelona, që është përjashtuar nga raporti, pasi nuk është kampione, ka shkuar deri në -481.3 milionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




