Te pika e bardhë shfaqet Nedim Bajrami, topi në njërin krah, Strakosha në anën tjetër. Lacio-Empoli ishte një ndeshje mjaft e bukur, që përfundoi në barazim, 3-3. Në fushë përballë njëri-tjetrit ishin katër lojtarë të Kombëtares, Strakosha e Hysaj për Lacion dhe Ismajli e Bajrami për Empolin.
Miqtë kryesuan deri në fund, por në shtes ë Milinkovic-Savic shpëtoi Lacion. Protagonistë ishin edhe kuqezinjtë: portieri Strakosha shkaktoi penallti vetëm pas 5 minutasj lojë dhe Bajrami ishte i saktësi në gjuajtjen nga pika e bardhë. Hysaj dhe Strakosha ishin ndër më të dobtit për Lacion, të vlerësuar me notën 5 dhe 5.5.
Fantazisti i Kombëtares, Bajrami, ishte mes më të mirëve dhe u vlerësua me notën 6.5. Ai vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë sportive dhe të shënojë golin e radhës për Empolin. Jo më kot ai është nga emrat më të lakuar të merkatos së dimrit. Interesant është fakti se Bajrami ika kthyer në gol të tria penalltitë që ka gjuajtur deri tani.
Përveç 4 shqiptarëve në fushë, duhet theksuar se në stol janë edhe 3 shqiptarë të tjerë, Muriqi te Lacio dhe Asllani dhe Ujkani tek Empoli, pa përmendur Igli Taren, drejtorin sportiv të Lacios në tribunë. Lacio-Empoli është një sfidë e gjitha shqiptare, për momentin festojnë ata të Empolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




