Futboll

Mirela Çemeri dhe dy asistente marrin stemën e FIFA-s, shtohen arbitret ndërkombëtare

Shqipëria do të ketë tashmë edhe një treshe tjetër arbitresh futbolli femra. Arbitrja kryesore Mirela Çemeri e kolegjiumit të Durrësit ka marrë stemën e FIFA-s, ashtu si dhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu.

Kjo është treshja e dytë e arbitreve femra të futbollit në Shqipëri që bëhet ndërkombëtare. Më parë stemën e FIFA-s e kanë marrë kryesorja nga Elbasani, Emanuela Rusta, dhe dy asistentet Erinda Kume e Koleta Prenga.

Tashmë bëhen 6 arbitre nga Shqipëria që mund të gjykojnë edhe në arenën ndërkombëtare. Ky është një hap i madh përpara sa i takon këtij sektori, ndërkohë që edhe futbolli i femrave në vendin tonë po bën hapa të rëndësishëm përpara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë