Roma po mendon që tani edhe për sezonin e ardhshëm, pra për goditjet që synon të bëjë me merkaton e verës për të forcuar skuadrën. Një nga profilet që po ndiqet me shumë interes është edhe ai i Mërgim Vojvodës, lojtari të Kosovës që luan për Torinon aktualisht.
Trajneri Juriç duket se e ka rilindur lojtarin anësor kohët e fundit dhe në verë Vojvoda mund të jetë një nga goditjet e Romës, pasi përshtatet në role të ndryshme. Me sa duket, te skuadra kryeqytetase një shqiptar do të afrohet dhe një tjetër shqiptar do të largohet, po të kemi parasysh situatën me Marash Kumbullën, i cili nuk po e gjen dot veten me Mourinjon.

Kritika për Kumbullën ka pasur së fundi edhe nga një prej gazetarëve më të njohur italianë, Mario Skonçerti, i cili është shprehur se mbrojtësi kuqezi është rasti klasik i lojtarit të mbivlerësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




