Në vitin e dytë të saj, pandemia ka riformuar botën, nuk ka ndryshuar çdo gjë, por shumë gjëra, nga rënia e popullsisë te revolucioni digjital. Por si këto trende do të përcaktojnë ekonominë e 2022-shit?
Mungesa e dëshirës për të bërë fëmijë
Çiftet nuk kanë më dëshirë të sjellin në jetë fëmijë në një botë “që po shuhet”. Rënia e lindshmërisë në botë po ul rritjen ekonomike. Rrjedhimisht, ulja e numrit të bebeve do të shkurtojë fuqinë punëtore në një periudhë afatgjatë. Tashmë, 51 vende po vuajnë tkurrjen e forcës së punës, nga 17 që ishin në fillim vitet 2000.
Ngritja dhe rënia e Kinës
Rënia e lindshmërisë, rritja e borxhit dhe telashet politike, ulën ndikimin e Kinës në PBB-në globale. Qëllimi i Kinës për t’u kthyer në një treg i mbështetur vetëm në forcën e saj ka zbehur lidhjet me ekonomitë e tjera. Lidhje që më herët ishin pothuajse perfekte dhe tashmë pothuajse nuk ekzistojnë më. Kina ka kaluar pikun e saj të zhvillimit.
Kurthi i borxhit
Duke u tejmbushur për 4 dekada, borxhi global u rrit shumë shpejt gjatë pandemisë, nxitur nga huatë e qeverive. 25 shtete, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, kanë një borxh total prej 300% të PBB-së, nga 0 në 1990. Paratë e printuara nga bankat qendrore vazhdojnë të nxehin tregjet financiare dhe të thellojnë “kurthin e borxhit”. Është e qartë që shoqëritë e varura nga borxhi e kanë të vështirë t’i ndahen, nga frika e falimentimit dhe kaosit.
Nuk janë vitet 1970
Më pak punonjës, më shumë shpenzime qeveritare dhe rritja e borxhit publik, sjellin inflacion të lartë, por jo atë dyshifror si në vitet 70’. Shpenzimet qeveritare duhet të zbehen në 2022 dhe ndryshimet teknologjike do t’i vënë kapakun rritjes së çmimeve. Rreziku më i madh është tregu i aseteve. Ato janë rritur sa katërfishi i ekonomisë botërore dhe kur këto tregje dobësohen, radhën e ka deflacioni.
Inflacioni i gjelbërt
Dihet që lufta kudër ngrohjes globale po rrit kërkesën për metalet e gjelbërta si bakri dhe alumini. Më pak i njohur është fakti se politikat që mbështesin këto ndryshime po pakësojnë lëndët e para të të gjitha llojeve. Investimet në miniera dhe naftë kanë rënë ndjeshëm 5- vjeccarin e fundit. Inflacioni i gjelbërt është në viti e tij më të mirë që nga 1973-shi.
Paradoksi i prodhimtarisë
Ekziston besimi se përshtatja e shpejtë e teknologjisë gjatë pandemisë do të zhdukë rënien e produktivitetit global. Por ekziston besimi se puna nga shtëpia ka ulur produktivitetin e punonjësve. Paradoksi i produktivitetit të dobët, pavarësisht ndryshimit të përshpejtuar teknologjik, vazhdon.
Lokalizimi i rrjetit
Virusi goditi shumë gjëra, përveç internetit. Trafiku i rrjetit në vitin 2022 do të kalojë trafikun e 2016-s. Duke besuar se interneti do të evoluojë përtej kontrollit të qeverisë, autoritetet po bllokojnë të dhënat nga kalimi i kufijve. Rregulloret më kufizuese po lindin në vendet në zhvillim me ndikim nga Kina, Arabia Saudite dhe India.
Plasja e flluskave
Ndërkohë që është quajtur epoka e “flluskave”, disa asete kanë treguar shenja se janë të tilla, nga dyfishimi i vlerës në pak kohë dhe deri tek shitja e vrullshme. Bëhet fjalë për kriptomonedhat, energjinë e pastër, kompanitë teknologjike pa fitime dhe Spacs ( kompanitë guaskë).
Fizikja ka rëndësi
Interesi në rritje për metaverse tregoi rënie për ekonominë fizike, por çmimet thonë të kundërtën. Edhe ndryshimet teknologjike kërkojnë strehë fizike. Kërkesa nga brezi i milenials dhe Gen Z ndihmuan rritjen e tregut të pronave të patundshme në 2021-shin. Inxhinierët e teknologjisë nuk mund të zhvlerësojnë burimet fizike. Makinat elektrike konsumojnë më shumë bakër se sa makinat me hidrokarbure. Pas çdo emoji ndodhet një njeri dhe shkurtimi i vendeve të punës ka rritur pagat edhe në profesionet më të kërcënuara nga automatizimi. Fizikja nuk është prehur ende.
Burimi: Financial Times/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



