Futboll

Infantino insiston: Jo vetëm Botërori, edhe Europiani do luhet çdo dy vjet

“Çfarë ndodh me Europianin, nëse Botërori organizohet çdo dy vjet? E njëjta gjë, edhe Europiani do të luhet një herë në dy vjet”. E thotë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili vazhdon të insistojë me idenë e tij për Kupën e Botës çdo dy vjet.

“Nuk është një kërkesë e imja, por e Kongresit të FIFA-s, – vazhdon më tej Infantino. – Nga pikëpamja sportive funksionon dhe imapkti ekonomik është pozitiv për të gjithë. Ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se është pozitive edhe për mbrojtjen e kampionateve kombëtare dhe vetë futbollistëve, sepse do të ketë më pak ndeshje dhe një pauzë në korrik. Në Europë ka kundërshtime, por duhet gjetur mënyra për të bashkuar botën e futbollit”.

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s. Gazeta Si, 3 janar 2022

UEFA kundërshton fort organizimin e Botërorit çdo dy vjet dhe rrjedhimisht edhe të Europianit. Po ashtu, kundër janë edhe ligat dhe klubet e mëdha. “Për çështjen e Botërorit çdo dy vjet do të marrim kohën e nevojshme, do të shohim çdo mundësi. Rëndësi ka që të respektojmë opinionin e të gjithëve”, – ka shtuar Infantino, kreu i FIFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë