Moti

Dita e tretë e vitit dhe nisin shirat

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe masa ajri të  ngrohta nga Mesdheu të cilat po mbajnë temperatura të larta në vendin tonë.

E Hënë, 03 Janar 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë  me rënie në mesditë.

Temperaturat: ;

Zona malore       2/12°C
Zona e ulët         3/18°C
Zona bregdetare  7/17°C

Kosova, e Hënë, dt 03 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare  dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim 8 m/sek. Temperaturat do të jenë me rritje duke u luhatur në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 13°C .

E Martë, 04 Janar 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe mjegull, ku nuk do të mungojnë reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore.. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë  me rënie në mesditë.

Temperaturat: ;

Zona malore       4/11°C
Zona e ulët         6/17C
Zona bregdetare  8/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë