Futboll

Edhe Mesi del pozitiv. PSG në panik, mund të kthehet në një vatër infeksioni

Urimi i tij në Instagram ishte për një 2022 pa “virusin e mu***”, por sot Lionel Mesi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-it dhe nuk ka mundur të paraqitet në grumbullimin e PSG-së. Argjentinasi nuk mud të kthehet në Francë deri në momentin që do të jetë negativ.

Nesër klubi parisien do të luajë ndaj Vanes, skuadër e kategorisë së 4-t, në Kupën e Francës, pa tre lojtarët e grumbulluar për Kupën e Afrikës dhe tre lojtarë të tjerë që kanë dalë pozitivë, mes të cilëve edhe Bernat. Spanjolli dje u stërvit me skuadrën dhe për këtë arsye në klub janë të frikësuar se mund të kemi të bëjmë me një vatër infeksioni.

Lionel Mesi gjate nje seance stervitore. Gazeta Si, 2 janar 2022

Mesi duhej të ishte sot në Paris, por shtypi francez ka bërë me dije se sulmuesi ka dalë pozitiv. “Leo, – ka saktësuar trajneri Poketino, – është në kontakt me stafin mjekësor të klubit. Derisa të mos ketë në dorë një tampon negativ, ai nuk mund të kthehet”. Fituesi i “Topit të Artë” i ka kaluar në vendlindje festat e fundvitit dhe aty është infektuar.

Kanë dalë pozitivë edhe portieri Riko, i riu Bitumazala dhe Bernat, që u stërvit me shokët e skuadrës një ditë më parë, duke ngritur alarmin për të tjera raste pozitive. “Frika është, – ka pohuar Poketino, – pavarësisht masave që ne marrim gjithmonë”. Dialo, Gueje dhe Hakimi janë lojtarët që mungojnë, pasi janë grumbulluar me kombëtaret e tyre për Kupën e Afrikës. Nejmar, i dëmtuar, do të kthehet në Francë më 9 janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë