Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik, masa ajri të ngrohta mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e vitit te ri.
E Premte, 31 Dhjetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës në lugina. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat: ;
Zona malore -1/12°C
Zona e ulët 1/18°C
Zona bregdetare 7/17°C
Kosova, e Premte, dt 31 Dhjetor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10°C .
E Shtunë, 01 Janar 2022
Moti do të jetë me diell dhe prani të mjegullës në lugina. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat: ;
Zona malore 2/14°C
Zona e ulët 3/20°C
Zona bregdetare 8/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




