Drejtësia

Dosja e prokurorit të Vlorës dhe ish-truprojave të Tahirit në gjykatë: 55 mln euro nga droga dhe 10 mln euro sekuestrime

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti” me 31 persona të pandehur.

Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publikë, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mes të dërguarve për gjykim, janë edhe dy truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si të përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

“Ata akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, citohet në dosje.

LEXO EDHE:
– Komisarët e drogës 2/ Roli i shoqëruesve të ish-ministrit Tahiri, punëtorët dhe zyrtarë policie që sinkronizohen me radiomarrëse
– Dosja e komisarëve të drogës/ Si dështoi pastrimi i policisë nga zyrtarët e përmendur në kanabizimin e vendit
– Fikte radarët për trafikun e kanabisit, dënohet me 17 vite burg ish-nënkomisari i Fierit
– Një muaj leje për të dalë nga banesa për prokurorin e akuzuar nga SPAK

SPAK, thekson se ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, ish-prokurori i Vlorës, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Arrestimi i tyre, në korrik të këtij viti erdhi pas një hetimi ndërkombëtar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro.

Bëhet fjalë për të pandehurit: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë