FIFA nuk dorëzohet për projektin e propozuar nga Arsen Venger për të organiuzuar Kupën e Botës ccdo dy vjet, por për kampionatet kombëtare do të ishte e pamundur në pikëpamjen financiare dhe teknike. Humbjet më të mëdha do të ishin nga e drejta televizive.
Projekti është zbuluar majin e kaluar, në kongresin e 71-të, ku u tha se FIFA po punon për Botërorin çdo dy vjet. Do të ishte një revolucion, që do të prekte jo vetëm kombëtaret, por gjithë sistemin e futbollit: klubet, futbollistët e tifozët. Sa më shumë protagonistw përfshihen, aq më shumë ata janë skeptikë.

FIFA, edhe pse shumë faktorë janë kundër, me UEFA-n në krye, nuk bën asnjë hap prapa. Përkundrazi, në “Global Summit” të 20 dhjetorit Xhani Infantino, kreu i organizatës botërore të futbollit, dhe Arsen Venger, aktualisht drejtor i zhvillimit për FIFA-n, kanë evidentuar benefitet. Por për kë janë këto benefite? Këtu ka paqartësi.
Në anën tjetër, UEFA dhe Ligat janë totalisht kundër këtij projekti dhe sipas një vlerësimi që kanë bërë, nëse do të organizohej një turne i tillë, humbjet do të kapnin shifrën e 8 miliardë eurove. Ka një luftë në dy fronte dhe mbetet për t‘u parë se cila palë do të fitojë. Për momentin, kompromisi duket larg, ose i pamundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




