Futboll

Kumbulla në listën e pritjes te Roma, tani del në skenë edhe Fiorentina

Në pritje të lëvizjeve në hyrje, Tiago Pinto duhet të përqendrohet te lëvizjet në dalje të Romës, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Situata me të duket se po kthehet në një telenovelë, si në kohën kur ai la Veronën për t’u bashkuar me Romën.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, ditët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për mbrojtësin kuqezi, ashtu si dhe për disa lojtarë të tjerë. Fiorentina është e interesuar për sulmuesin Majoral, por pëlqen edhe Kumbullën, i cili me trajnerin Italiano mund të gjejë hapësirë dhe minutat, që nuk i ka te Roma.

Marash Kumbulla. Gazeta Si, 29 dhjetor 2021

Por për lojtarin shqiptar ka një situatë kontradiktore. Para së gjithash, Roma duhet të gjejë një mbrojtës qendre, që të jetë stabël për Mourinjon. Po ashtu, Kumbulla i ka kushtuar Romës rreth 30 milionë euro në total dhe për këtë arsye nuk është apsak e lehtë që ai të largohet.

Nëse vjen një ofertë, Roma sigurisht që do ta marrë në konsideratë. Para një muaji trajneri Mourinjo e quajti mbrojtësin shqiptar një “lojtar të ngadaltë” dhe kuptohet që nuk bën pjesë te të preferuarit e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë