Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendjen emergjente të energjisë në vend, duke i dhënë përkrahje vendimit të Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji. Vendimi nënkupton që bëhet i ligjshëm reduktimi i energjisë.
Masat emergjente do të vlejnë për maksimalisht 60 ditë. Ata përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Me vendim parashikohet dhe themelimi i një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike. Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative.
Vendimi parashikon masa për 60 ditë, por Kuvendi mund ta vazhdojë edhe për periudha tjera për nga 30 ditë.
Ka disa ditë që në vend janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike.
Qeveria e ka arsyetuar këtë vendim me krizën që e ka kapluar vendin, ndërsa opozita e ka quajtur të vonuar e të dështuar menaxhimin që Qeveria Kurti po ia bën krizës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




