Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Prodhuesit Vendorë, Ervin Resuli, ka kallëzuar në SPAK, ish-ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe drejtuesit e Autoritetit të Veterinarisë dhe Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterianrisë, për shpërdorim detyre dhe mungesë kontrolli në produktet veterinare.
Në dokumentin që është depozituar në SPAK, thuhet se në treg qarkullojnë masivisht PMV, (produkte mjekësore veterinare) të pa kontrolluara dhe që nuk janë të certifikuara nga nga Agjencia Europiane e Medikamenteve. Bëhet fjalë për barnat, “INJECTION LINCOMYCIN-Spectinomycin”, “ENTERVET“ dhe “VIRKON S”.
Gjithashtu, Shoqata tregon se në Shqipëri këto produkte tregtohen me etiketa të falsifikuara që fshehin principet e nndalaura për përdorim nga Bashkimi Europian si edhe tregtimi I tyre pa recetë veterinare.
“Përgjegjësia penale e tyre lidhet pikërisht me faktin se me anë të mosveprimit të tyre kanë lejuar krijimin dhe rëndimin çdo ditë e më shumë të kësaj gjendjeje alarmante paligjshmërie në të gjithë territorin e vendit”,-thuhet në dokumentin e kallëzimit.
Resuli shton se kjo papërgjegjshmëri nga autoritetet po dëmton shëndetin e qytetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




