Futboll

Ilir Daja largohet nga Partizani, fatale humbja në derbin me Tiranën

Ilir Daja nuk është më trajner i Partizanit. Klubi i kuq nuk e ka bërë ende njoftimin zyrtar, por palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pas një takimi të fundit që kanë pasur mes tyre. Për të kuptuar më qartë, nëse është një shkarkim, apo ndarje me konsensus, duhet pritur njoftimi i klubit kryeqytetas.

Ilir Daja. Gazeta Si, 27 dhjetor 2021

Ecuria e Partizanit këtë sezon nuk është aspak e mirë, me 18 pikë në 15 ndeshje dhe vendin e 5-të në klasifikim. Por në largimin e Dajës duket se ka ndikuar shumë humbja e dytë në derbin me Tiranën për këtë sezon. Daja është ulur në stolin e ekipit të kuq në gusht të vitit 2020 dhe tani, pas një viti e gjysmë, vjen largimi i tij.

Për momentin nuk ka emra kandidatësh për zëvendësuesin e Dajës te Partizani. Klubi ka kohën e nevojshme në dispozicion dhe nuk do të nxitohet, pasi kampionati është ndërprerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë