Moti

Sot diell, por të dielën reshje shiu

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë mot të relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë.

E Shtunë, 25 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare  të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindej me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore       1/10°C
Zona e ulët          3/16°C
Zona bregdetare  8/16°C

Kosova, e Shtunë, dt 25 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 9°C .

E Diel, 26 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dendura të pasuara nga reshje shiu me intesitet më të lartë në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore       3/12°C
Zona e ulët          6/18°C
Zona bregdetare  12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë