Guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekoomike për vitin 2021 në Kosovë ishte 9.9%, duke e deklaruar atë një vit të suksesshëm.
Sipas tij, rritja pozitive ka ndodhur falë diasporës, ku remitancat arritën në vlerën e 900 mln eurove, politikave të qeverisë dhe rolit të BQK-së. Gjithashtu Mehmeti tha se pati rritje të kërkesës për import.
“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur që kemi mundur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend. Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”,-u shpreh Mehmeti.
Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




