Do të jetë derbi Partizani-Tirana ndeshja e fundit e këtij viti. Në “Air Albania” luhet sot në mbrëmje 90-minutëshi që mbyll 2021-shin dhe që pritet t’u japë sadopak emocione tifozëve të dy skuadrave.
Tirana vjen në këtë derbi në një pozicion shumë më komod se Partizani, kryeson me 30 pikë dhe është 12 pikë para të kuqve, të cilët kanë vuajtur për të marrë rezultatet që donin deri tani. Trajneri Orges Shehi ka pasur shqetësime të vogla me gjendjen e disa lojtarëve para derbit, por ka rikuperuar Seferin dhe ky është një lajm i mirë për të. Në dyshim mbetet anglezi Majkëlll Ngo.

Partizani i Dajës vjen në derbi pas humbjes me Kukësin dhe duhet të reagojë patjetër për të fituar terren në renditje. Aktualisht mban vendin e 5-të. Të kuqtë sot do të kenë të gatshëm edhe Kaçen e sulmuesin Xhunior, ndërkohë që rikthehet edhe kapiteni Belica. Pritet një ndeshje e luftuar, sepse të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren si një dhuratë për veten, drejtuesit dhe tifozët.
Sot luehet edhe një tjetër ndeshje e rëndësishme rivalësh, Vllaznia-Kukësi, dy skuadra që janë në garë për titullin kampion. Luhet po sot edhe Teuta-Egnatia.
Abissnet Superiore, java e 15-të
Sot
Teuta-Egnatia
Vllaznia-Kukësi
Partizani-Tirana
Dje
Laçi-Kastrioti 2-0
Dinamo-Skënderbeu 0-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




