Java e 10-të e kampionatit ishte e fundit për këtë vit kalendarik në futbollin e femrave dhe Vllaznia, pas fitores 8-0 ndaj Partizanit, është shpallur kampione dimri.
Shkodranet dominuan totalisht ndaj kryeqytetaseve dhe këtë e vërteton qartë rezultati. Llogaritë u mbyllën që në pjesën e parë me golat e Lufos, Zarkës dhe Gjinit (2). Edhe Apolonia rivale bëri të njëjtën gjë ndaj Teutës, fitoi po 8-0, me gola të Trokës, Demirit, Gashit, Ndojt, Birakut, Xhindoles dhe Hamonikajt (2).
Vlalznia dhe Apolonia kanë nga 25 pikë pas 10 ndeshjesh, pas tyre vjen Tirana me 24 pikë dhe që sot fitoi në Shkodër ndaj Atletik Club me një gol të Cokajt.
Rezultatet e javës së 10-të
Vllaznia-Partizani 8-0
Apolonia-Teuta 8-0
Atletik Club-Tirana 0-1
Tirana AS-Skënderbeu 1-1
Kinostudio-Lushnja 4-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




