Parajsa e Paris Seint-Zhermen nuk ekziston. Për ata që ka pasur ndonjë dyshim se skuadra franceze, fryt i shpenzimeve të sheikëve, do të kishte ndonjë problem për të krijuar grupin, tashmë faktet i ka përpara. Trajneri Poketino ka probleme të mëdha në administrimin e dhomës së zhveshjes, pasi janë krijuar disa grupazhe dhe kjo skuadër duket si një fuçi baruti.
“L’Equipe” është munduar të hedhë dritë për atë që ndodh brenda skuadrës, tashmë e ndarë në dy grupe kryesore: nga njëra anë Nejmar dhe Mesi dhe në anën tjetër Mbape. Pak javë më parë sulmuesi francez pati një debat direkt në fushë me brazilianin.

Jo vetëm kaq, pasi përplasje ka edhe mes individëve të veçantë. Së fundi është përkeqësuar shumë edhe raporti mes portierëve Kjelor Navas dhe Donaruma. Përplasja ka nisur pas barazimit 0-0 me Nisën. Duke folur me kolgeun e Nisës, Bulka, me dorezat e njëjtit sponsor teknik, Navas i ka thënë teksa shihte Donarumën: “Këto doreaza i mbajnë vetëm portierët më të mirë”.
Përveç kësaj, disa lojtarë nuk janë të kënaqur me trajtimin disiplinor të disa kolegëve dhe për këtë fakt e kanë ngritur zërin. Kështu ka ndodhur në rastin e Ikardit, të cilit iu dhanë disa ditë pushimi pas situatës me bashkëshorten Uanda Nara.
Një trajtim ndryshe kanë edhe Nejmar, Mesi e të tjerë, duke sjellë një lloj anarshie në fushën e stërvitjes. Braziliani nuk është ndëshkuar për një vonesë. Në një rast tjetër, sipas “L’Equipe”, dy lojtarë amerikano-jugorë vendosën të mos stërviteshin, sepse ishin të lodhur, por nuk lajmëruan as trajnerin dhe as klubin.
Kështu ka ndodhur edhe me Mesin dhe Paredes, të cilët pas festës së “Topit të Artë” të argjentinasit nuk shkuan në stërvitje dhe u tha se kishin pasur probleme nga ushqimi, por pak e besuan këtë variant.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




