Futboll

Guardiola nuk e toleron sjelljen jashtë fushe, dënon yjet Foden dhe Grilish

Pep Guardiola nuk bën asnjë tolerim për futbollistët e tij, as për festat e fundvitit. Ata që nuk e dinin e kanë kuptuar kur trajneri katalanas ka lënë jashtë ndeshjes me Njukasëllin Fill Foden dhe Xhek Grilish, dy nga yjet e rinj të skuadrës.

Të dy këta lojtarë kanë qëndruar gjithë kohën në stol dhe kjo ka ardhur për shkak të një ndëshkimi të Gurdiolës, sepse Grilish dhe Foden e kanë teperuar pak me “festën” pas fitores 7-0 ndaj Lidsit. Ata kishin dale të festonin bashkë gjithë natën, duke injoruar situatën me Covid-in dhe porosinë e trajnerit për të pasur kujdes maksimal.

Guardiola dhe Foden e Grilish gjate festes. Gazeta Si, 22 dhjetor 2021

“Foden dhe Grilish në stol për rotacion? Jo, nuk kanë luajtur, sepse të tjerë lojtarë e meritonin ta bënin këtë gjë, – ka thënë Guardiola, sipas “Marca”-s. – Veçanërisht në ditët e festave lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe unë duhet të mendoj si për sjelljen e tyre në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Nëse sjellja jashtë fushe nuk është ajo e duhura, lojtarët do të qëndrojnë jashtë.

Pushimet? Duhet të jemi të përqendruar për atë që po ndodh në përgjithësi dhe për më tepër për festat e fundvitit. Na duhet të kemi përqendrimin e duhur brenda dhe jashtë fushe”, – ka theksuar trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë