Futboll

Zyrtare/ Ndeshjet në Gjermani do të luhen pa publik pas pauzës dimërore

Në futbollin gjerman ka ndodhur ajo që pritej. Pas pauzës dimërore ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Vendimi zyrtar është marrë sot nga kancelari Scholz për të parandaluar shtimin e rasteve të Covid-it.

Nga data 28 dhjetor, të gjitha eventet sportive do të jenë pa publik. Pandemia vazhdon të peshojë shumë në botën e sportit dhe shtimi i shpejtë rasteve pozitive edhe në Gjermani, me variantin Omicron që e ka agravuar situatën, e ka shtyrë kancelarin e ri Olaf Scholz të miratojë dekretin që ndalon pjesëmarrjen e publikut në eventet sportive që prej datës 28 dhjetor.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Gazeta Si, 21 dhjetor 2021

Vendimi i tij ka ardhur pas një mbledhjeje me drejtuesit e Landeve. Bundesliga për momentin ka marrë pushimet dimërore dhe ndeshja e parë është programuar të zhvillohet më 7 janar, kur Bajern Mynih do të presë Borusia Mënshegladbah. Të shtunën e 8 janarit pastaj do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 18-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë