Futboll

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv, bazë materiale falas për gjithë ekipet e moshave

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur sot, në mbledhjen e radhës, që të gjitha ekipet e moshave në vend, nga 7-vjeçarët e deri te 19-vjeçarët, të furnizohen gratis me gjithë bazën e nevojshme materiale për stërvitje dhe për ndeshje.

Do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë ata fëmijë që aspirojnë të bëhen futbollistë, por edhe për akademitë e futbollit në Shqipëri. Ky investim do t’i kushtojë FSHF-së rreth 1 milionë euro në vit.

Ky vendim vjen pas një sërë projektesh të FSHF-së për përmirësimin e kushteve të futbollit në vendin tonë, sidomos të infrastrukturës sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë