“Guardia di Finanza” ka sekuestruar sot dokumente në selinë e Interit dhe të Ligës, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Milanos në lidhje me plusvalencat e klubit zikaltër për periudhën 2017/2019. Hetimi ka nisur me akuzën e falsifikimit të bilanceve.
Më 9 dhjetor është raportuar në Prokurorinë e Milanos për disa parregullsi në bilancet e Interit, që kanë të bëjnë me operacionet e transferimit të disa lojtarëve që nuk janë të nivelit të parë.
Prokurori Xhovani Polici, i cili ka hapur hetimin bashkë me prokurorin tjetër Mauricio Romaneli, janë paraqitur sot pranë selisë së Interit dhe të Ligës për të marrë dokumentacionin që ka të bëjë me të gjitha plusvalencat e deklaruara në dy bilancet e sezoneve 2017-2019.
Pak kohë më parë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me klube të tjera, por edhe me agjentin e njohur me origjinë shqiptare, Fali Ramadani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




