Futboll

Humbje në tavolinë për Totenhemin, anglezet mbeten jashtë Ligës së Konferencës

Kalendari është shumë i ngjeshur, nuk lë asnjë hapësirë për rikuperimin e ndeshjes mes Totenhemit dhe Renes. UEFA ka njoftuar zyrtarisht humbjen në tavolinë të Totenhemit, që do të thotë se skuadra angleze mbetet jashtë Ligës së Konferencës, finalja e së cilës zhvillohet në Tiranë.

Totenhem-Renes nuk u luajt në fillim të dhjetorit për shkak se londinezët u pushtuan nga Covid-i. Tashmë vjen dhe zyrtarizimi i humbjes në tavolinë me rezultatin 0-3, rrjedhimisht edhe eliminimi i skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte.

Moment nga ndeshja e parë mes Totenhemit dhe Renes. Gazeta Si, 20 dhjetor 2021

Nuk ishte e mundur të gjendej një datë e lirë për zhvillimin e ndeshjes në fjalë, ndaj dhe presidenti i dhomës së apelit në UEFA ka vendosur për humbjen në tavolinë. Një rezultat që e çon Totenhemin në vend të tretë në grup, pas Renes dhe Viteshes. Skuadra angleze mbetet kështu jashtë të gjitha kompeticioneve europiane për këtë sezon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë