Futboll

Video/ Partizani ndërton dhe prish gjithçka vetë, në Shkodër feston Kukësi

Deri 18 minuta para fundit të ndeshjes me Vllazninë, që u luajt në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Partizani ishte duke shijuar fitoren e radhës, pas asaj në derbin me Dinamon. Emiljano Musta shënoi që në pjesën e parë një gol të bukur nga jashtë zonës dhe të kuqtë ishin në avantazh, por në atë moment gjithçka ndryshoi.

Ishte pikërisht Musta ai që shënoi në portën e tij dhe ndezi shpresat e Kukësit për fitore në këtë duel delikat. Futbollisti elbasanas ktheu një top prapa pa e ngritur kokën, me qëllimin që ta largonte portieri Teqja, por ky i fundit nuk ishte në një mendje më te. Portieri i Partizanit kishte dalë nga porta dhe topi përfundoi në rrjetë. Cara dhe Mala kishin humbur ndërkohë rastet për ta çuar rezultatin në 2-0.

Kukësi mori zemër nga barazimi dhe pas disa minutash gjeti edhe golin e fitores me kapitein Gjelbërim Taipi, i cili goditi fuqishëm me të majtën dhe tundi rrjetën e portës së Partizanit. Një fitore 2-1 me përmbysje për skuadrën e Longos, që ngitet në kuotën e 27 pikëve dhe merr vendin e parë të paktën për pak orë. Partizani mbetet në kuotën e 18 pikëve.

Vazhdon serinë e fitoreve Laçi, që sot ka mundur Egnatian në Rrogozhinë, me rezultatin 0-2. Zarubica dhe Guindo i shkaktuan humbjen e radhës Egnatias, që pas largimit të trajnerit Gugash Magani nuk ka marrë më asnjë pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë