Armando Broja nuk di të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e radhës për Southemptonin në Premier Ligë.
Në transfertën me Kristal Pallasin, Broja ka shënuar golin e dytë, duke i dhënë avantazhin e momentit skuadrës së tij. Ai goditi fort me të djathtën nga jashtë zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Ndeshja përfundoi në barazim, 2-2, ndërsa Broja u zëvendësua në minutën e 70-të. Goli i tij sërish i dha 1 pikë Southemptonit.
A word to describe this guy's finishing: ______. 🔥
— Southampton FC (@SouthamptonFC) December 16, 2021
Getting better and better, @armandobroja9 ✨ pic.twitter.com/KgzoLyxztQ
Southemptoni e nisi keq ndeshjen, pasi pësoi gol, por reagoi mirë, barazoi me Uard-Proues dhe pas vetëm 4 minutash Broja ka shënuar edhe golin e dytë. Futbollisti kuqezi, titullar edhe sot, po mahnit Premier Ligën me golat e tij dhe duket se Southemptoni do ta humbë shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




