Avokati Kehoe ka kërkuar seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet për mbajtjen në paraburgim të Hashim haçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ai ka thënë se Prokuroria po bën komente të maskuara duke përmendur konfidencialitetin dhe duke thënë se Policisë nuk mund t’i besohet lidhur me garancinë se katër të akuzuarit do të respektojnë kushtet e vendosura nga gjykata.
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë, avokati Kehoe ka thënë se rezervat e Prokurorisë mbi Policinë e Kosovës duhet të dëgjohen në debat publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




