Futboll

Video/ Leksion edhe Tiranës, Josa e bën Laçin ‘violinë të parë’ të Superiores

Edhe Tirana provon forcën e Laçit. Skuadrae Mirel Josës, pas Dinamos dhe Kukësit, ka mundur sot edhe Tiranën 1-0, duke mos lejuar shkëputjen e kryeqytetasve dhe duke iu afruar më shumë kreut. Kurbinasit janë tashmë 6 pikë larg Tiranës, kurse Kukësi i vendit të dytë 3 pikë larg dhe Vllaznia 4 pikë.

Ndeshja e luajtur sot në Laç u vendos nga një penallti në minutën e fundit të kohës së rregullt, që arbitri nuk e akordoi, por pas konsultimit me VAR-in ndërroi mendje. Ishte një penallti naïve e shkaktuar nga portieri Bekaj, që Regi Lushkja e ktheu në gol dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Me Josën në krye Laçi është bërë një “violinë e parë” e Superiores, të paktën për momentin, pasi ka mundur dy ekipet kryesuese dhe ka bërë një ngjitje të shpejtë të shkallëve të renditjes. Dora e trajnerit kryeqytetas është e padiskutueshme. Laçi gëzon një formë shumë të mirë dhe pa frikë mund të konsiderohet pretendent për titullin, nëse vazhdon me këtë ritëm.

Mirel Josa, trajneri i Laçit. Gazeta Si, 14 dhjetor 2021

Gjatë ndeshjes pati edhe përplasje me dy tifozerive, të cilat sulmuan njëra-tjetrënme sharje dhe hedhje sendesh. Laçi-Tirana ishte ndeshja që mbylli javën e 13-të të Superiores. Vazhdon të kryesojë Tirana me 27 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë