Në Nion janë hedhur sot edhe shorti i Ligës së Europës, si dhe ai i Ligës së Konferencës. Goglat gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Konferencës i ka tërhequr ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana. Kujtojmë që finalja e këtij kompeticioni që zhvillohet për herë të parë, do të luhet në “Air Albania”, në muajin maj.

Roma e Marash Kumbullës, që është pjesë e Ligës së Konferencës, këtë herë ishte spektatore. Asaj i intereson shorti që do të hidhet më 25 shkurt të vitit të ardhshëm. PAOK-u i Enea Mihajt do të ndeshet me danezët e Mytjylland në turin tjetër.

Në Ligën e Europës, sigurisht që vëmendjen e ka marrë sfida mes Barcelonës dhe Napolit. Lacio e Elseid Hysajt dhe Tomas Strakoshës, do të ndeshet me Porton, një kundërshtar shumë i fortë ky për dy kuqezinjtë. Atalanta e Berat Gjimshitit ndeshet me Olimpiakosin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




