Futboll

Shorti i ri i Championsit/ Interi sfidon Liverpulin, Reali përplaset me PSG-në

Pas rrëmujës së madhe që u bë në mesditë me shortin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, ku UEFA bëri një gafë në vendosjen e skuadrave, procedura është përsëritur në orën 15:00 dhe për disa klube situata ka ndryshuar jo pak.

Interi, që fillimisht do të ndeshej me Ajaksin, tani do të sfidojë Liverpulin, që ekip shumë më ekspert në Champions. Vilarreali është kundërshtari i Juventusit, ndërkohë që ka rënë poshtë përballja mes Mesit dhe Ronaldos.

Pas hedhjes së shortit të ri, PSG do të ndeshet me Realin e Madridit. Klubi spanjoll në fakt ka protestuar për hedhjen e shortit të ri, sepse ai kishte rënë me Benfikën në shortin e parë para se bëhej gabimi nga UEFA.

Tetë çiftet
Salcburg-Bajern Mynih
Sporting Lisbonë-Mançester Siti
Benfika-Ajaks
Çelsi-Lilë
Atletiko Madrid-Mançester Junajtid
Vilarreal-Juventus
Inter-Liverpul
PSG-Real Madrid

Risia në rregullore
Rregulli i golit jashtë fushe është hequr tashmë. Sfidat që janë në barazim pas dy ndeshjeve për gola të shënuar në shtëpi dhe transfertë, shkojnë me shtesë. Nëse rezultati mbetet sërish barazim pas 40 minutave shtesë, kualifikimi vendoset me penallti.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve luhen në datat 15/16/22/23 shkurt, kurse ndeshjet e kthimit zhvillohen më 8/9/15/16 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë