Futboll

Video/ Asnjë fëmijë të mos mbetet pa dhuratë! Duartrokitje për tifozët e Betisit

Si çdo vit, edhe sot, para ndeshjes me Real Sociedadin, tifozët e Betisit kanë hedhur në fushë nga shkallët e stadiumit lodra të ndryshme për fëmijë, kryesisht kafshë prej pellushi. Një shi i vërtetë lodrash në stadiumin e Betisit.

Kuadrati i blertë u mbush me këto lodra, që më pas do t’u dhurohen fëmijëve që kanë pasur më pak fat në jetë, në mënyrë që edhe ata të mos mbeten pa dhurata për Krishtlindje.

Tifozët e Betisit e kanë kthyer në traditë këtë gjest të mrekullueshëm, ata duan që asnjë fëmijë të mos mbetet pa dhuratë. Një gjest që meriton vetëm duartrokitje dhe që gjithmonë bën xhiron e botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë