Futboll

Video/ Nju Jorku kampion në Mls, trajneri feston me brekë dhe bën pompa

Nju Jork Siti FC ka fituar “Mls Cup 2021”. Skuadra e trajnerit Deila ka mundur Portland Timbers në finalen e luajtur në “Providence Park”, ku gjithçka u vendos nga penalltitë (5-3), pasi 120 minutat përfunduan 1-1.

Ishin vendimtare pritjet e portierit Xhonson ndaj Moras dhe Valerit, si dhe penalltia e realizuar nga Kalens për Nju Jorkun.

Roni Deila, një ish-futbollist norvegjez jo shumë i suksesshëm dhe që më parë ka drejtuar edhe Selltikun, në 2020-ën u bë trajner i Nju Jork Sitit. Ai në atë kohë u premtoi tifozëve se do të festonte me të mbathura, nëse skuadra e tij do të fitonte kampionatin.

U tha, u bë. Videoja ku ai shfaqet pas festës me trofeun, duke u zhveshur dhe më pas duke bërë 10 pompa, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë