Sipas britanikes ‘Football Insider’, Real Madrid po planifikon një ribashkim të bujshëm në janar me superyllin e Man United, Cristiano Ronaldo.
Gjigantët spanjollë besojnë se emërimi i Ralf Rangnick ne krye te Man. United ka hapur potencialisht derën për një lëvizje në mes të sezonit.
Një burim ka thënë për Football Insider se Reali po monitoron situatën e Ronaldos në janar dhe mund të bëjë një lëvizje nëse gjërat ndryshojnë tek Man United.
“Ka një ndjenjë mes atyre që janë afër Man United se lojtari portugez i të gjitha kohërave, 36 vjeç, është i papërshtatshëm për lojën e presionit të lartë që Rangnick po kërkon të zbatojë”, shkruan Football Insider.
Statistikat e vrapimit dhe sprintit të United ishin menjëherë më të larta në ndeshjen e parë në krye, në fitoren 1-0 të fundjavës së kaluar në Premier League ndaj Crystal Palace.
Ronaldo tashmë është larguar nga Man United për Realin një herë në karrierën e tij, në vitin 2009.
Ai pati nëntë vite plot gola te gjiganti spanjoll, ku shënoi 450 gola nga 438 ndeshje.
Portugezi iu bashkua Unitedit në verë ku nënshkroi një kontratë dyvjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




